Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josef Borrell, ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për marrëveshjen që është arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Borell e ka pranuar se marrëveshja e arritur krijon një status-quo në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Së fundi, për Kosovën dhe Serbinë. I informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe sigurisht që krijon një status quo të re në dialog. Ne nuk do të jemi më – shpresoj – në gjendje krize, por [të fokusuar] në zbatimin e Marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt”, ka thënë Borrelli. Më tutje, ai ka thënë se propozimi evropian bashkë me aneksin e implementimit kanë hyrë në fuqi përmes deklaratës që ka bërë pas arritjes së marrëveshjes. Borell ka thënë se nënshkrim s’ka pasur për “arsye ligjore”, por ka thënë se të dy palët janë pajtuar që deklarata e bërë nga Borelli ishte një zotim nga Kosova dhe Serbia për të përmbushur plotësisht obligimet që dalin nga marrëveshja dhe aneksi i implementimit. (Rel)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …