Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, i ka ftuar në një darkë jo formale liderët e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësi, Peter Stano, e ka konfirmuar takimin, duke thënë se në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet rajoni në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik”, ka thënë, Peter Stano. Darka e mëparshme informale ishte zhvilluar në shtator 2021 në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e para nën mandatin e Borrell kishte qenë vitin e kaluar më 18 maj të vitit 2021. Aktualisht në Kosovës nuk ndodhet kryeministri, as kryetarja, të cilët po qëndrojnë për vizita në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …