leoni

Shefi i BE-së, Josef Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi po qëndrojnë për vizitë, në Tiranë

Shefi i BE-së, Josep Borrell pritet të bisedojë me liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë Asamblesë së OKB-së

Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të organizojë një drekë pune për liderët e Ballkanit Perëndimor në New York, të mërkurën. Njoftimi është bërë i ditur nga KE, në një komunikatë që përshkruan aktivitetet e zyrtarëve të BE-së gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në këtë drekë tradicionale pune do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të ndiqet nga një delegacion i lartë i BE-së, përfshirë Borrellin dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë kësaj jave, përfaqësuesit e BE-së do të përqendrohen në trajtimin e konflikteve dhe krizave globale.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …