Josep Borrell

Shefi i BE-së, Josep Borrell, deklaron se Lufta në Evropë është në horizont, andaj nevojitet forcimi i kapaciteteve mbrojtëse

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë Forumit “Ekonomia e Re” në Madrid ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me perspektivën e një lufte në Evropë. Ai tha se situata aktuale në Evropë është larguar nga vizioni i një rrethi të miqve  pas rënies së Murit të Berlinit, dhe është zëvendësuar nga një unazë zjarri e paqëndrueshmërisë në vende si Ukraina, Lindja e Mesme, Kaukazi, Baltiku dhe më gjerë. Ai nënvizoi se është një moment kyç për të forcuar Evropën përpara një sfide të tillë, duke theksuar se lufta është në horizont dhe kjo nuk është një çështje e vogël. Borell paralajmëroi se mundësia e një lufte konvencionale me intensitet të lartë në Evropë, nuk është më një fantazi dhe duhet të merren masa për të përballuar këtë sfidë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …