Josep Borrell: Kurti e Vuçiqi janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës

Shefi i BE-së, Josep Borrell, gjatë qëndrimit në Nju Jork, i takoi liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefi i BE-së, Josep Borrell gjatë qëndrimit, në Nju Jork,  i takoi liderët e Ballkanit Perëndimor. Takimi i u zhvillua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takimin me Josep Borrell ishte kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian thuhet se nga diskutimi u përqëndrua në sfidat e ngutshme gjeopolitike, veçanërisht ndikimin e dëmshëm të agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik. Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë, duke theksuar nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për të ruajtur stabilitetin rajonal. Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Evropës. Ai theksoi rëndësinë dhe forcën e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …