Shefi i BE-së, Josep Borrell, ka takuar kryetarin amerikan, Joe Biden, dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken

Shefi i BE-së, Josep Borrell, ka takuar kryetarin amerikan, Joe Biden, dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken

Shefi i  BE-së, Josep Borrell, ka takuar kryetarin  amerikan, Joe Biden, dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken. Borrell ka thënë me këtë rast  se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara që të punojnë së bashku. BE dhe ShBA janë të përkushtuara të punojnë së bashku me partnerët për të mbrojtur civilët, për të mbështetur ata që përpiqen të arrijnë siguri dhe për të lehtësuar qasjen në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe strehim. Është thelbësore të parandalohet përshkallëzimi rajonal”, ka shkruar Borrell. Më tej, kryediplomati evropian ka bërë të ditur se kanë diskutuar lidhur situatën në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e tyre të vendosur për Ukrainën. “Që nga Samiti BE-ShBA 2021, bota ka ndryshuar në mënyra të paprecedentë. Së bashku, ne kemi ndërmarrë hapa ambicioz në përgjigje të punës për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në mbarë botën. Jemi më të bashkuar se kurrë”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …