Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Biseda u zhvillua me iniciativën e Borrellit, i cili i tha Vuçiqit se përpara i pret një punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. “Ne duam të llogarisim te Serbia si një kandidate të sinqertë dhe partnere të besueshme evropiane për parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, tha Josep Borrell. Biseda midis Borrellit dhe Vuçiqit u zhvillua në kohën kur Vuçiq gjendet në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në takimin e radhës të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”. Kryetari i Serbisë është nën presion të madh nga Bashkimi Evropian, i cili i kërkon Beogradit që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me vendimet e bllokut në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Serbia, shtet kandidat për anëtarësimin në BE, është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës
Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …