Shefi i BE-së, Josep Borrell, nesër në New York, merr pjesë në takime e bisedime shumëpalëshe të nivelit të lartë

Shefi i BE-së, Josep Borrell ka udhëtuar për në New York, me qëllim për të marrë pjesë në takime e bisedime shumëpalëshe të nivelit të lartë dhe do të zhvillojë gjatë qëndrimit në Amerikë Ai, do t’ i takojë liderët nga Ballkani Perëndimor për takimin tradicional të organizuar në margjinat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Atje, Kosova përfaqësohet nga kryetarja,  Vjosa Osmani. Të martën, Borrell, bashkë me kryetarin  e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryetaren  e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në sesionin hapës të Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Po atë ditë, planifikohet takimi i shefit të BE-së, Josep Borrell  me liderët e Ballkanit Perëndimor. Agjenda e Borrellit përfshin edhe takime tripalëshe me Bashkimin Afrikan dhe Kombet e Bashkuara, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, e pjesëmarrje në takimin e ministrave të jashtëm të G7-shit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …