Shefi i BE-së, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Shefi  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e sanksioneve  ndaj Kosovës, ka bërë të ditur Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike, që kanë pasur qasje në raportin e shefit të diplomacisë së BE-së. Burimet cituan rekomandimin ku thuhet se: Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë. Në rekomandimin e tij, Borrell ka shkruar se vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politik dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Prishtinë-Beograd, që ndermjetësohet nga BE-ja, mund të ecë përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Von der Leyen: BE-ja e gatshme të mobilizojë 800 miliardë euro për Forcimin e Mbrojtjes

Von der Leyen mirëpret pezullimin e tarifave nga Trump: Një hap drejt stabilizimit të ekonomisë globale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan Donald …