leoni

Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, sot në Bruksel iu raporton krerëve të diplomacisë evropiane

Sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, do t’u raportojë krerëve të diplomacisë evropianë në një takim joformal për bisedimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimet e realizuara në kuadër të Forumit të Parisit. Qëllimi i takimeve në Paris, siç paraprakisht pohoi Borell pas takimeve “ishte t’u përgjigjemi sfidave kritike” në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bisedimet dhe siç tha ai “jemi fokusuar në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjentisht për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”. Ne takimet e Borell me Kurtin dhe Vuçiqin, si zakonisht, ishte edhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak. Debati i sotëm do të fokusohet kryesisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Fakti që do të jetë joformal, nënkupton se përfundimet e diskutimit nuk do të publikohen, por pritet që Borell të përcjellë thelbin e këtyre bisedimeve në një konferencë për shtyp. Në takimin ministror do të diskutohen edhe probleme të tjera të vendeve të rajonit, siç ka njoftuar një zyrtar i lartë evropian, do të diskutohet për “problemet serioze kushtetuese në Mal të Zi” si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se si vendi mund të përparojë në rrugën evropiane, veçanërisht pas rekomandimit të Komisionit Evropian që Sarajevës t’i jepet statusi i kandidatit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …