Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ligjëroi para studentëve të Universitetit ISA BOLETINI në Mitrovicë

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare gjenerali, Joseph L. Lyngel vizitoi Ministrinë e FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë pritur sot, në takime të ndara në Ministri, shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjeneralin Joseph L. Lyngel bashkë me një delegacion të ushtarakëve amerikanë. Në takimin e ministrit Berisha dhe gjeneralit Lengyel u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ata shprehen vendosmërinë për ta ngritur në nivel edhe më të lartë bashkëpunimin në mes dy vendeve në të ardhmen.

Ministri Berisha pasi e falënderoi gjeneralin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme dhe të çmueshme, siç u shpreh ai, e njoftoi edhe mbi zhvillimet, avancimin dhe të arriturat e FSK-së si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, integrimin e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve në FSK, integrimin e gjinisë femërore, trajnimet, shkollimet dhe operacionet humanitare në të mirë të gjithë komunitetit  si dhe për çështje të tjera.  Gjithashtu ministri Berisha, në takim, nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes,  si dhe gatishmërinë e Kosovës për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në botë, duke potencuar se FSK-ja ka kapacitete të specializuara me të cilat do të mund t’i ndihmonte misionet paqësore jashtë vendit.

Ministri Berisha  e njoftoi gjeneralin Lengyel edhe lidhur me gatishmërinë e FSK për tranzicion. “FSK është e gatshme për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive shtesë dhe transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës”.

Gjenerali Lengeyl, pasi që shprehu falënderimin tij për pritjen e përzemërt, theksoi: ,,Do të vazhdojmë më rritjen e mëtutjeshme të miqësisë  në  mes dy vendeve tona. Është prioritet yni strategjik që të jemi bashkë me ju.  Dua t’ju  përgëzoj, në veçanti, për gatishmërinë tuaj për t’i kontribuar paqes”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …