Shefi i EULEX-it në Kosovë, shprehu shqetësim për situatën e brishtë në veriun e vendit të banuar nga pjesëtarët e pakicës serbe

Shefi i EULEX-it në Kosovë, shprehu shqetësim për situatën e brishtë në veriun e vendit të banuar nga pjesëtarët e pakicës serbe

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, shprehu shqetësim për situatën e brishtë në veriun e vendit të banuar nga pjesëtarët e pakicës serbe. Situata mbetet e tensionuar në veri, pasi fuqitë perëndimore ndihmuan në zgjidhjen e një situate të tensionuar në muajin dhjetor, përgjatë të cilit grupe serbësh bllokuan rrugët kryesore për të protestuar kundër arrestimit të një ish-oficeri të policisë nga radhët e komunitetit serb. Mendoj se kjo ishte kriza më serioze me të cilën është përballur Kosova në veçanti veriu i saj për dhjetë vitet e fundit”, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, Lars-Gunnar Wigemark, shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Ai tha se situata mbetet e paqëndrueshme dhe paralajmëroi se kriza mund të përshkallëzohet lehtësisht. Rreth 130 pjesëtarë të policisë së EULEX-it dhe rreth 160 policë shqiptarë po kujdesen për sigurinë në zonë, përfshirë edhe patrullimet më këmbë, pasi të gjithë përfaqësuesit etnikë serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në muajin nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim permanent për Kosovën dhe Ballkanin

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur …