Shefi i EULEX-it, në vendin tonë z. Lars-Gunnar Wigemark, ka takuar shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë. Wigemark përmes një postimi, ka përmendur tensionet në veri të vendit si dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat veriore. Ai ka shkruar se kishte një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore. Ata kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …