leoni

Avdullah Hoti thotë se Qeveria aktuale e Kosovës njihet për dështimin në liberalizimin e vizave, dhe në INTERPOL

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti: Kosovës i duhet unitet politik në dialogun me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se platforma e Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë e sjellë në Kuvend, është krejt tjetër në krahasim me atë që ishte vite më parë. “Drafti që na ka ardhur në Kuvend është dokument shumë i dobët. Nuk ka parime. Qëndrimi ynë është kundër, si LDK jemi kundër platformës”, tha Hoti  në televizionin publik. Sipas tij nëse është qëllimi për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë duhet të kemi parime. “Nëse platformës i duhen 61 vota, nuk ka nevojë për LDK’në. Problemi është edhe uniteti brenda koalicionit qeverisës. Në proceset e mëdha duhet të kemi unitet”, tha ai. Hoti vlerësoi se Kosova është me fat që ka partner ShBA’në dhe vendet e tjera. “Jemi me fat që edhe procesi i Serbisë është kushtëzuar për integrime evropiane”, tha ai. Sipas tij Kosova ka bërë shumë kompromise. “Kompromisi është kushtetuta e Kosovës. Tani t’u kërkohet qytetarëve se duhet të kemi kompromis, kush e merr atë përgjegjësi”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …