Gjatë konferencës për medie, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëroj organizmin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë. Ai përkujtoj se me daljen e Listës Serbe nga Qeveria, vendi udhëhiqet nga një qeveri që ka vetën 42 deputet dhe 10 deputet të pakicave serbe që në total i bie 52, ndërsa opozita ka 68. Vendi nuk mund të vazhdoj të udhëhiqet nga kjo qeveri. Si mund të jetë qeveria stabile me vetëm 42 deputet!?, ka pyetur Hoti. Ai shtoi më tutje se vendi duhet te shkoj në zgjedhje sepse Kosovës i duhet një Qeveri stabile. Është e rëndësime që zgjedhjet të mos bëhen brenda 30 ditëve por të përgatiten më mirë. Nëse kjo nuk ndodh ne do të fillojmë mocionin për rrëzim të Qeverisë. LDK-ja u ka bërë ftesë zyrtare të gjitha grupeve parlamentare që të dakordohen për datën e zgjedhjeve të vendit, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …