Shefi i Grupit Parlamentar të LDK -së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo. Ai ka thënë se Haradinaj e shkarkoi Rikallon për ta shpëtuar Qeverinë. Hoti i ka kujtuar Haradinaj se shkarkimi i Rikallos ishte kërkuar edhe më herët për shkak të dhunës ndaj shqiptarëve gjatë luftës, por se atëherë Haradinaj nuk e shkarkoi pasi i rrezikohej Qeveria. Tash Rikallo nuk është i rëndësishëm, pasi Haradinaj e ka gjetur një partner tjetër, PSD-në. Për te mbajtur qeverinë edhe disa dite, ai e shkarkoi atë. Kjo është “politike” e “vendimeve te mëdha”, ka thënë Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …