Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se koncepti i unitetit për dialog me Serbinë dhe emri i kryetarit Thaçi brenda tij janë koncepte kundërthënëse dhe përjashtuese. Ai ka folur edhe për statutin e Asociacionit, i cili sipas tij po bëhet me instruksione të Serbisë. Kështu ka deklaruar për “Zërin” Konjufca, duke shtuar se Hashim Thaçi është emër përçarës, i cili më shumë kujdeset për hallet e veta, sidomos në raport me Gjykatën Speciale, sesa për mbrojtjen e interesave të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …