Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, akuzoi kryeministrin, Kurti lidhur me përkeqësimin e raporteve me Amerikën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri e ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për përkeqësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke iu drejtua me ironi e përbuzje  me fjalët: kush je ti vega jote me bo hajgare me Amerikën. Ti mendon që mund ta mashtrosh një popull, sikur i ke mashtruar kur ke  i ke marrë 51 për qind të votave. Populli e di shumë mirë kush është Amerika, populli edhe ti edhe krejt na e kemi obligim ta përçojmë amanetin e të parëve tonë se kush është Amerika prej Presidentit Vilson që e ka siguruar pavarësinë e Shqipërisë e deri te ky i fundit që është në krah tonë. E ti, vega e jote me bo hajgare me Amerikën” ka thënë Tahiri, ndërkohë që Albin  Kurti ishte larguar nga salla e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …