Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë nuk dëshiron as ta mirëkuptojë deklaratën e saj, se nuk duhet besuar Bashkimit Evropian. Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se si AAK nuk kanë marrë pjesë në seancën ku raportoi presidentja Osmani, të cilën as nuk e kupton. Edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është pyetur për fjalimin e presidentes Osmani. Mendoj që unë nuk jam ajo që duhet të jap përgjigje për fjalimin e presidentes. Secili në rolin e vet kushtetues i takon që të bëjë vlerësimin e vet. Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar asnjëherë dhe natyrisht ne si pozitë me të gjitha detyrat që i kemi, do të mundohemi me përkushtim e nderë ta përmbyllim këtë legjislaturë e cila jo që ka pasur pak sfida”, tha ajo, derisa ka komentuar edheparalajmërimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se takimi i ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi: Vetëvendosja do të zhvillojë një fushatë me pasoja të përçarjes së thellë në popull
Analisti dhe diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër Vetëvendosje, duke parashikuar se fushata e saj …