Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mosmbështetje të kategorive të luftës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosmbështetje të veteranëve të luftës së UÇK-së, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve. Ai ka thënë se edhe AAK-ja do të votojë kundër Projektligjit për Fondin Sovran dhe se nëse ai kalon do të adresohen në Gjykatën Kushtetuese. Janë dy çështje që dua t’i ngriti sot. E para për 28 nëntorin ku gjendja e veteranëve, invalidëve, familjarëve të tyre është në një gjendje shumë të rënd dhe nuk ka as një veprim nga kjo qeveri. Është kërkesë e AAK-së që në buxhetin e ri që vjen këto kategori të trajtohen me respekt, me financim, pensione dhe paga. Kjo liri e cila festohet sot, kjo datë e cila do të festohet është falë Ushtrisë së Kosovës dhe veteranëve të saj. Çështja e dytë lidhet me Fondin Sovran. Është caktuar që të jetë në seancën e radhës, e dëmton në esencë ekonominë. AAK-ja e kundërshton dhe do të adresohet në institucionet kushtetuese”, ka thënë Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …