Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para medieve shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paraqitur qëndrimet e kësaj partie lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, partitë politike, institucionet e Kosovës nuk mund të sillen kinse nuk është kah ndodhë asgjë në këtë vend. Sipas tij, gjendja është e jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë “nuk mund të sillemi zakonshëm”. “Për AAK-në është shumë me rëndësi që të nisë një mocion i mosbesimit të Qeverisë Kurti, për arsyet si: – Me qasjen e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, Kosova po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e saj në Veri të Kosovës. Nga marrja e vendimit për targa, Kosova në atë pjesë të vendit është vetëm duke u dobësuar dhe duke e humbur sovranitetin. – Me këtë qasje, na solli në situatë, ku KFOR-i dislokon trupa shtesë në Veri të Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244. Në fakt, ky dislokim po ndodhë 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. – Qeveria Kurti na solli në një situatë të keqe me Amerikën, me aleatin më të madhe garantuesin e sovranitetit e shtetësisë dhe pavarësisë së vendit tonë, të na vendosin sanksione. Sanksione të cilat e kanë goditur në themel funksionimin e shtetit, duke larguar Kosovën nga aktiviteti, “Mbrojtësi i Evropës 2023”, e deri te masat tjera të cilat pritet të ndodhin, ka thënë Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …