Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ura e Ibrit duhet të jetë instrument lidhës e jo ndarës. Ura nuk duhet të na shkaktojë armiqësi me vendin, që në esencë e ka bërë shtetin. Kosova është shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar dhe i bllokuar në rrafshin e brendshëm. Shihni përtej kësaj, Albin Kurti është një mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit. Po e përmbyll mandatin duke e shkelur secilin zyrtar publik, duke e shtypur secilin zë të lirë, si në media ashtu edhe në shoqëri. Këto janë problemet e tij, nëse doni të qëndroni të lidhur te ura, rrini aty, por Kosova është ka shkon poshtë dhe buzë shkatërrimit në nivelin më të ulët të marrëdhënieve ndërshtetërore me Amerikën dhe vendet e BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …