Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar në dialog me Serbinë. Pak ditë pas konfirmimit të takimit të radhës Kurti-Vuçiq, më 14 shtator në Bruksel, Tahiri është shprehur se politika e deritanishme e kryeministrit Kurti e ka kthyer Kosovën në një humbëse në këtë proces dhe të sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Qasja e deritanishme e qeverisë Kurti në dialog e ka kthyer Kosovën në humbëse dhe ka dobësuar vendin tonë në rrafshin ndërkombëtar por edhe të brendshëm. Në vend që Serbia që është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur masa Rusisë të sanksionohet, sot e sanksionuar është Kosova për shkak të një politike qorre, jo strategjike dhe kryesisht taktike për interesa të ngushta votuese të Lëvizjes Vetëvendosje e ka sjell Kosovën në humbëse”. Kosova sot është më dobët në rrafshin ndërkombëtar. Është më e dobët në sovranitetin e vendit të vet, në rrafshin e brendshëm dhe Kosova është më e dobët në vendimmarrjen e saj. Secili vendim që është marrë prej 31 korrikut të vitit të kaluar, tabelat, gjobat të gjitha janë kthyer prapa, është shprehur, Besnik Tahiri. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …