Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka përshëndetur nismën e Qeverisë së Kosovës, që të aplikojë për anëtarësimin në Këshillin Evropian. Ai ka thënë se ky është rast ideal për vendin dhe se Republika e Kosovës nuk do të ketë situatë tjetër më të volitshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e ka një moment të mirë, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Zhvillimet në Ukrainë dhe vendimi për ta larguar Rusinë nga Këshilli i Evropës, janë dy ngjarje që mund të kthehen në favorin tonë, në qoftë se punojmë në mënyrë strategjike, sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Gjatë vizitës në Strasburg, në të gjitha takimet me deputetë të Asamblesë Parlamentare, nuk kemi hasur në përgjigje negative, tha Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …