Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që të merret seriozisht me temat ekonomike, pasi sipas tij me liberalizim të vizave, janari i vitit 2024 mund të jetë vit i eksodit të largimit të të rinjve nga vendi. Kosova është në një bllokadë, BE-ja vazhdon me sanksione. BE-ja duhet t’i vendos sanksione për sulmin terrorist që e sponsorizojë, Serbisë. Mbajta e Samit të Procesit të Berlinit është një lajm i mirë. Janari i viti 2024 mund të jetë viti i eksodit”. 24 shtatori ka qenë një sulm terrorist ndaj shtetit. Këtë nuk duhet ta përdorë as qeveria e as ne. Ajo që në si aleancë na dhemb është neglizhenca e qeverisë me temat që janë të rëndësishëm. Jemi të brengosur për janari e 2024 që do të jetë një vit i eksodit”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …