Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri testin e maturës dhe arritshmërisë i cilëson si teste të marrëzisë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besniuk Tahiri ka reaguar ndaj mbatjes së Testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës që është mbajtur këtë muaj. Ai ka thënë se Testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë. Po ashtu Tahiri ka bërë të ditur se nga e sot, Zyra e Grupit Parlamentar të AAK-së është e hapur për çfarëdo komunikimi me prindër, të cilët janë të pakënaqur dhe kanë evidencë për manipulime, keqmenaxhim dhe padrejtësi që u janë bërë nxënësve. Sipas tij është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobet.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …