Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, thotë se ende nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës për tryezën e cila pritet të mbahet të mërkurën. Por, edhe pse ende nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga kjo parti, Sejdiu tha nëse u vije ndonjë e tillë, do t’i përgjigjen pozitivisht. Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, të premten ka bërë të ditur se do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët. Kujtojmë se dy nga çështjet themelore në të cilat do të koncentrohet kjo tryezë janë mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë dhe reformat për integrim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …