leoni

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të hiqet taksa

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të hiqet taksa

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të hiqet taksa. Ai ka thënë se për këtë çështje e ka mbështetjen e LDK-së. “ Heqja e taksës nuk është në kundërshtim me vullnetin e popullit”, është shprehur Gashi, duke shtuar se heqjen e taksës është duke kërkuar edhe partneri strategjik i Kosovës, Amerika.

Gashi ka thënë se gabimi më i madh që mund ta bëjë Kosova është të sillet kinse është faktor në Ballkan. Më tutje, Gashi ka thënë se Kosovës i duhet unitet në raport me dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …