Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa i mllefosur i binte tavolinës me gotë, pasi kishte harruar që kishte të ndezur mikrofonin. E gjithë kjo ndodhi pasi që Vetëvendosja përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të prezantuar në raportin e Fridom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat. Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar falje për të sharën që bëri në seancën e sotme të Kuvendit. Ai tha se “kushdo që mund të ndihet i ofenduar, i kërkoj falje, por edhe qytetarëve, sepse pakënaqësinë time e shpreh në rrethana të tjera, por jo duke sharë”. Ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk iu ka drejtuar personalisht asnjë deputeti”, sqaroi Abelard Tahiri.
