Memli Krasniqi: Është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim vlerësimin e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar për se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme nëse vendosin të gjitha subjektet e tjera politike. Por, sipas tij, asnjë parti nuk dëshiron të ketë zgjedhje. Kosovës aktualisht nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por i duhet stabilitet dhe qëndrueshmëri institucionale. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje nëse të gjitha partitë parlamentare vendosin për një gjë të tillë, kështu ka deklaruar ai për gazetën “Zëri”. Sipas tij, pavarësisht gatishmërisë së PDK-së asnjë subjekt politik në vend nuk dëshiron zgjedhje në Kosovë, pasi që janë disa çështje të rëndësisë nacionale që duhet të definohen brenda dy-tre vjetëve të ardhshme. Shefi i deputetëve të PDK-së ka folur edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, duke thënë se vendit edhe këtë herë i duhet një ekip i unitetit dhe këtë proces duhet ta udhëheqë kryetari Thaçi pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe partnerit të koalicionit qeverisës, Nisma Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …