Shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme i Bundestagut në Gjermani, Mihael Roth, gjatë një vizite në Beograd u takua me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka vlerësuar se atmosfera politike në Serbi po bëhet gjithnjë e më agresive dhe ka shprehur shqetësimin e tij për ofendimet ndaj Gjermanisë. Roth tha se situata në Serbi është jashtëzakonisht shqetësuese dhe se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Ai theksoi nevojën për një pikë kthese, duke kërkuar përkushtim të fortë për demokracinë, zgjedhje të ndershme dhe të lira. “Do të doja të ftoja kolegët në Serbi për të diskutuar mbi demokracinë, sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e mediave,” tha Roth, duke shtuar se kolegët e tij në parlamentin gjerman ndajnë të njëjtat shqetësime për situatën në Serbi. Ai shprehu zhgënjimin e tij për qëndrimin e Serbisë ndaj rezolutës së OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, duke e quajtur të turpshëm reagimin e Beogradit zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …