Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano u ka shprehur mirëseardhje Njësisë së Pestë Policore të Specializuar. Sipas njoftimit për media këta policë, që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë, do të punojnë me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. “EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR është i treti”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj force policore evropiane, të cilën dikur Albin Kurti me të vetët e gjuanin me gurë, i kërkonin të largohej nga kishte ardhur dhe ia rrokullisin veturat. Tani kameleon Kurti iu uron mirëseardhje dhe lavdëron angazhimin e këtij misioni.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …