Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-së në Komisionin Evropian, David Cullen sot do ta vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës ai do të marrë pjesë në punëtorinë, e cila ka për synim ofrimin e informatave relevante për përfituesit potencial në lidhje me programin e BE-së për konkurrencë të ndërmarrjeve dhe NVM-ve (COSME), si dhe instrumenteve financiare në përgjithësi. Cullen gjithashtu do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë ku do të lansohet Raporti i Monitorimit për Kosovën i financuar nga Be-ja dhe i zbatuar nga SIGMA, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Zhvillimin Ekonomik dhe të Bashkëpunimit. Kjo ngjarje paraqet mundësi për ekspertët, zyrtarët qeveritar, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akterët ndërkombëtar për të diskutuar qasjet për administratë efektive publike, shërbim civil me performancë tejet të lartë, struktura llogaridhënëse shtetërore dhe financa publike.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …