SHEFI I OSBE-së NË KOSOVË, AMBASADORI MICHAEL DEVENPORT VIZITOI KOMUNËN E JUNIKUT

Sot, komunën e Junikut e vizitoi shefi i ODBE-së, Ambasadorit Michael Davenport, ku u prit dhe u njoftua nga kryetari i komunës së Junikut z.Agron Kuçi me historikun e komunës së Junikut, themelimin dhe zhvillimin e saj, potencialet që posedon, si dhe sfidat dhe ndikimin që ka pasur pandemia globale në komunën e Junikut. Ambasadori z.Devenport shprehi kënaqësinë që viziton Junikun dhe që është pjesë e përkrahjes së projekteve dhe bashkëpunimit për Junikun, duke shprehur entuziazmin për vizita të tjera dhe përkrahje të projekteve në vazhdimësi. Kryetari Kuçi dhe Ambasadori Devenport u dakorduan për avancim të bashkëpunimit, zhvillimin e projekteve ekzistuese dhe projekteve tjera të përbashkëta.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …