Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, sekretari amerikan i mbrojtjes, Llojd Ostin u pyet se sa gra dhe fëmijë palestinezë ishin vrarë nga forcat izraelite. Është mbi 25 mijë gra dhe fëmijë”, u përgjigj shefi i Pentagonit, raporton skynews. Ai tha se Izraeli mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët. “Përafërsisht 21 mijë municione i janë ofruar Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza”, shtoi ai. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës më 7 tetor mes izraelitëve dhe militantëve të Hamasit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …