Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Bislim Zyrapi është dëshmitari i 75-të i Prokurorisë së Gjykatës Speciale në gjykimin, që mbahet në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai si asnjë dëshmitar deri tani, është planifikuar të dëshmojë për plot 7 ditë, pasi Prokuroria ka kërkuar 8 orë për ta marrë në pyetje ndërkaq ekipet e mbrojtjes 25 orë. Po ashtu, Bislim Zyrapi është paraqitur në gjykatoren e Gjykatës Speciale me avokatin, Rik Vanreusel, meqë sipas kryegjyqtarit Charles Smith ekziston rreziku i vetë inkriminimit nga ana e Zyrapit, gjatë kohës sa ky do të flas për veprimtarinë, strukturën, qasjen dhe bashkëpunimet e UÇK-së gjatë periudhës së aktakuzës. Për ta dëgjuar dëshminë e ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në sallë janë të pranishëm që të katër të akuzuarit, përfshirë Jakup Krasniqin që gjatë javëve të fundit ishte paraqitur vetëm me video-lidhje.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …