Nga burime brenda grupit parlamentar të socialistëve mësohen disa nga emrat e propozuar për postin e Presidentit të Republikës. Një prej emrave më të përmendur në procesin e propozimeve në Partinë Socialiste është Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj. Ai ka gradën madhore “Gjeneral Major” është “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes” dhe ka hyrë në historinë e FA, si mjeku i parë në ushtri i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë. Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi. Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer shumë kurse për Sigurinë dhe Mbrojtjen si dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e mori detyrën e shefit të Shtabit në 2020 dhe para kësaj ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, etj. Ai është i martuar me Armandën, me të cilën kanë dy fëmijë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …