Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane, gjenerali Carsten Breuer në një intervistë për Die Welt ka thënë se për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë vendi përballet me “mundësinë e një lufte të imponuar nga jashtë”. Ai u shpreh se të jesh gati për luftë kjo do të thotë ndryshim mentaliteti, si dhe përmirësimin e trajnimit dhe kapacitetit ushtarak të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch. Kjo deklaratë e publikua pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Evropës që të rrisë prodhimin e saj të armëve për të mbështetur Ukrainën dhe për të parandaluar “konfrontimin potencial për dekada” me Moskën. Përpara një takimi kyç të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel dhe përvjetorit të dytë të luftës Rusi-Ukrainë, Stoltenberg këmbënguli se “ne duhet të rindërtojmë dhe të zgjerojmë bazën tonë industriale më shpejt, për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të rimbushur rezervat tona. Kjo do të thotë kalim nga koha e ngadaltë e paqes në prodhimin e konfliktit me ritëm të lartë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …