Shefi i SOROS-it për Kosovë, Luan Shllaku, financuesi kryesor për rrënimin e UP-së

Shefi i SOROS-it për Kosovë, Luan Shllaku, financuesi kryesor për rrënimin e UP-së

Shefi i SOROS-it për Kosovë, Luan Shllaku ka përfituar 177,081.68 euro në katër vitet e fundit për të punuar me rrjetin e organizuar kriminal, të fshehur nën petkun e OJQ-ve, me qëllim, rrënimin e Universiteteve Publike, në krye me Universitetin e Prishtinës.

Dirigjenti i organizatave joqeveritare të cilat kanë për qëllim shkatërrimin e Universiteteve publike në vend, nga marsi i 2014-s deri në shtator të 2015-s ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Shefi i SOROS-it për Kosovë, Shllaku, pasi e kishte “ndihmuar” zhvillimin e UP-së nga brenda, vazhdoi ta “ndihmojë” edhe pasi u largua nga Këshilli Drejtues, duke financuar projektet kriminale kundër Universitetit të Prishtinës.

Njëherësh, shefi Shllaku, më 2014 mbante pozita në tri borde të ndryshme të universiteteve në Kosovë. Ai ishte anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, anëtar i Bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë dhe anëtar i Bordit të kolegjit privat Riinvest. Edhe këtu ishte vepër e pastër penale e konfliktit të interesit. Megjithatë, kjo nuk e pengoi të parin e SOROS-it në Kosovë që të vazhdojë financimin e organizatave anti-UP për të ndihmuar institucionet private të arsimit të lartë.

Për të rrënuar Universitetet Publike dhe ndihmuar privatëve, KFOS-i ka krijuar një rrjet të organizuar në formë Koalicioni për t’i shpëlarë paratë duke financuar projekte për rrënimin e arsimit të lartë publik në Kosovë. Milionat e dhënë për këto projekte nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi në përmirësimin e gjendjes në Universitetet Publike, por përkundrazi, pasurimin e bartësve të organizatave dhe njerëzve përreth tyre. Duke shikuar llogaritë bankare të disa prej tyre del se ata janë një rrjet i organizuar kriminal që janë bërë bashkë për t’i rrënuar Universitetet Publike dhe për të përfituar vetë dhe miqtë e tyre të institucioneve private të arsimit të lartë. Më së shumti, këtij presioni gjysmëkriminal i është nënshtruar Universiteti i Prishtinës dhe udhëheqësit e frikësuar të tij. Në këtë mes nuk bën përjashtim as Rektori i UP-së, Marjan Dema, dikur i përfshirë në shitje të notave (këtë informatë e ka edhe Ministri i Arsimit, Bytyqi) dhe kurse të paligjshme me studentë.

Shefi i SOROS-it për Kosovë, pasi u largua nga Këshilli  Drejtues i UP-së, në vitin 2016, u bë Anëtar në Këshillin Drejtues të Galerisë së Arteve në Kosovë. Ideja që të vijojë me prezencë në një organ publik për të ushtruar ndikimin e tij kishte shtyrë Shllakun të bëhej anëtarë në  Këshillin Drejtues të Galerisë së Arteve në Kosovë, si përfaqësues i shoqërisë civile.

Vetëm në vitin e fundit, KFOS-i ka financuar projekte në fushën e arsimit të lartë me 246,084.54 euro ose 246 mijë, 84 euro e 54 cent. E njëjta organizatë ka financuar Xhavit Rexhajn, i cili kishte pozitën e zëvendësrektorit në AAB për të mbikëqyrë punën e Këshillit Drejtues të UP-së, që ishte konflikt i pastër interesi (http://kfos.org/wp-content/uploads/2018/02/kfos-sh.pdf, faqe 50).

Një herë tjetër, do të sqarojmë se si Shllaku, duke keqpërdorë pozitën në Këshillin Drejtues të UP-së, mori mijëra dokumente, krijoi një OJQ përmes një të padiplomuari për ta vazhduar rrënimin e UP-së. Gjithashtu, do të shtjellojmë bashkëpunimet e Shllakut me Dukagjin Pupovcin, njeriun që ka përfituar mbi 43 milionë euro në emër të ngritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë, e që efektet tregojnë të kundërtën (shih linkun – https://www.periskopi.com/njihuni-me-ojqne-kosovare-qe-mori-mbi-43-milione-euro-donacione-per-ngritjen-e-cilesise-se-arsimit-ne-kosove/). I njëjti person që u bë edhe milionerë me projekte të kësaj fushe, kishte thënë se nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për cilësinë e dobët në arsim (shih linkun: https://www.periskopi.com/nuk-mund-te-marrim-pergjegjesi-per-cilesine-e-dobet-te-arsimit/). Ditëve në vazhdim do të publikojmë edhe keqpërdorimin e milionave euro në arsim, të cilat ndër të tjera janë përdorë edhe për themelimin e një shkolle fillore private në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …