SHEFI I ZYRËS SË BASHKIMIIT EUROPIAN NË KOSOVË, AMBASADORI TOMAS SZUNYOG DHE AMBASADORË TË TJERË VIZITUAN KOOPERATIVËN BUJQËSORE “KRUSHA”

Nën pritjen e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ambasadorët e disa shteteve të BE-së si dhe me bashkëpunëtorë dhe pjesëmarrës të tjerë, vizituan mjediset e Kooperativës Bujqësore “Krusha”. Pas fjalëve përshëndetëse të ambasadorit Tomas Szunyog, u shfaq edhe filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, e cila më pas tha disa fjalë rreth filmit. Kryetari Latifi ishte pjesë e panelit, ku dha kontribut në diskutimin e përbashkët me temën: “Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse”, së bashku me drejtoreshën e KB “Krusha”, znj. Fahrije Hoti, znj. Blerta Thaçi, znj. Edi Gusia dhe znj. Iliriana Gashi. Kryetari Latifi u shpreh ndër të tjera që: “Kooperativa që udhëhiqet nga zonja Fahrije Hoti, një grua e suksesshme dhe inspiruese në biznes. Ajo, historinë e saj të dhimbshme e ka shndërruar në motiv për punë e përparim, duke hapur dhe mbajtur në këmbë një kompani që sot prodhimet cilësore i eksporton edhe në tregjet e Bashkimit Evropian”. Poashtu para të pranishmëve, prezantoi përpjekjet e shumta të Komunës së Rahovecit për fuqizimin ekonomik dhe punësimin e grave. Ku Latifi tha që: “Ndonëse, ende një sfidë e madhe, progresi është evident. Ta fuqizosh një grua ekonomikisht, do të thotë të fuqizosh një familje. Një rëndësi e veçantë u është dhënë pikërisht grave sipërmarrëse të cilat vijnë nga zonat rurale. Në komunën e Rahovecit, janë 420 biznese aktive qe menaxhohen nga gratë, në mesin e të cilave 346 biznese kanë statutin e bizneseve individuale dhe 74 biznese kanë statutin biznese SH.P.K. Duke qenë se politikat e komunës sonë janë favorizuese për gratë dhe vajzat, gjatë vitit 2021, në kohën e pandemisë, Komuna e Rahovecit ka ndihmuar bizneset që menaxhohen nga gratë, në shuma prej 300 deri në 400 euro, ndërsa në vitin 2022, komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me organizatën “Help”, ka përkrahur 7 gra sipërmarrëse në vlerën prej 1,100 deri në 2 000 euro, kryesisht në makineri dhe inventar. Ndihmë grave u kemi dhënë edhe përmes subvencionimit për përpunuesit e pemëve dhe perimeve, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, duke përkrahur 7 gra sipërmarrëse të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara sipas thirrjes për aplikim”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …