Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmet në Halep të Sirisë janë ‘moralisht të papranueshme’ dhe shkelin ligjin ndërkombëtar. Ai i bëri thirrje Rusisë të marrë hapa për rivendosjen e armëpushimit. Sulmet e tmerrshme në Halep na kanë tronditur të gjithëve. Dhuna dhe sulmet që kemi parë edhe mbi kamionët me ndihma, janë moralisht të papranueshme dhe paraqesin shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Ato nënvizojnë rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike dhe paqësore të krizës në Siri’, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Bratisllavë. Komentet vijnë pas një fushate intensive të bombardimeve në Halep të cilat kanë lënë të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe fëmijë. Besohet se edhe regjimi sirian, edhe ushtria ruse kanë qenë të angazhuar në bombardime këtë javë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …