Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Veliçkovski, në krye të një delegacioni të lartë të Ushtrisë së Maqedonisë. Shefi i Shtabit të Maqedonisë u prit me ceremoni ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama dhe ministri Haki Demolli, zhvilluan takime të ndara me shefin e Ushtrisë së Maqedonisë, të cilin e falënderuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Maqedonisë, si dhe e njoftuan me të arriturat e përgjithshme të FSK-së. Ata u shprehen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë janë në nivel të lartë dhe treguan gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, duke u bazuar në raportet e mira ekzistuese dhe në konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy forcave dhe të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …