Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku do të qëndrojë sot në Kosovë ku do të vizitojë Ministrinë për Forcën e Sigurisë. Kollçaku gjatë kësaj vizite do të ketë takime të ndara me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.
