Shefi Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, duke folur për Kosovën e shtetet e tjera që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ka thënë se më parë duhet të kryhen “detyrat e shtëpisë” të qeverive pretenduese për të hyrë në BE. Qeveritë duhet ta vërtetojnë se këto detyra janë për të mirën e shtetit e jo vetëm për tu bashkuar. Bashkimi Evropian po e konsideron sërish më seriozisht zgjerimin, pas gjithë atyre viteve. Para vitit 2022, vendet e Ballkanit Perëndimor dëgjuan shumë që vendi juaj është në Bashkimin Evropian, por nuk po ndodhte shumë sepse nga një raport progresi në tjetrin raport progresi. Ju nuk dëgjoni më nga Brukseli se nuk do të ketë zgjerim pesë vitet e ardhshme apo gjashtë vitet e ardhshme, në vend të kësaj, keni dëgjuar shumë shifra të ndryshme vjetore që ndoshta këtë vit duhet të ndodhë zgjerimi, ka thënë Orav.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …