Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se dje në Pentagon është mbajtur një takim në mes të shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Amerikës, Mark Milley. Sipas deklaratave të Marko Gjuriqit, ata kanë folur për “çështjet me interes të përbashkët të dhe për hapat e ardhshëm për të përmirësuar bashkëpunimin në mes të Serbisë dhe Amerikës. Ai bërë të ditur me këtë rast se një takim i tillë i shefave të ushtrisë është duke u mbajtur për herë të parë në më shumë se një dekadë dhe sipas tij kjo ka ndodhur në një moment të rëndësishëm për Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …