Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, pritet në takim nga komandant i KFOR-it, Michele Risi

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, pritet në takim nga komandant i KFOR-it, Michele Risi

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka vizituar bazën e KFOR-it në Kosovë, ku është pritur nga Michele Risi, komandant i KFOR-it. Në komunikatën e lëshuar për media është bërë ne dije se Apostolova ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me KFOR-in si forcë shumë e rëndësishme e sigurisë. Më tej në komunikatë thuhet se Apostolova ka vlerësuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në rajon, e që sipas saj është parakushti për rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ndërkaq, komandati i KFOR-it ka shprehur përkushtimin e tij  për planifikimin dhe implementimin e projekteve që janë në të mirë të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …