Shefja e EULEX-it në Kosovë, grekja, Alexandra Papadopulu, ka reaguar kundër një emisioni të transmetuar në RTK, lidhur me presionin që menaxhmenti i lartë i EULEX-it ka ushtruar vazhdimisht në gjyqtarët e vet, duke ndikuar vendimet në disa procese gjyqësore kundër eprorëve të UÇK-së, sidomos në Drenicë. Papadopulu thotë se thashethemet dhe fjalët nuk janë mënyra për ta promovuar sundimin e ligjit në Kosovë. Shefes së EULEX-it nuk i pëlqejnë dëshmitë faktike të sjelljeve jonjerëzore të zyrtarëve të të këtij misioni, edhe atë herë kyr fyejnë e injorojnë, dhe në vend se ajo të mbështetet procedurat për përgjegjësi, reagon kundër zbardhjes së informatave të dala nga vetë autoritetet e misionit. Përpjekja për ta mbuluar dhe për ta deformuar drejtësinë, nuk do të duhej të ishte e denjë për një mision që ka detyrë ta vendos dhe ta zbatojë drejtësinë, sikur ka pretenduar dhe pretendon EULEX-i, por që asnjëherë nuk e ka demonstruar me shembuj konkretë, jo të paktën ne ndjekjet që u ka bërë shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …