Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar padi ndaj zyrtarit të Listës Srpska, Sllavko Simiq. Ajo a ka akuzuar atë “për incizimin dhe publikimin e incizimit të jashtëligjshëm”. Me anë të një shkrimi në adresën e saj elektronike, shefja e Grupit Parlamentar të partisë Vetëvendosjes, Mimoza Kusari ka njoftuar se “Inçizimi dhe publikimi i inçizimit të jashtëligjshëm nga ish Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër. Abuzimi ekstrem me këtë material të jashtëligjshëm do të përcillet tek të gjitha institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe publikimin e informacionit. Për pjesëtarin e Listën Serbe, për porositësit e urdhëruesit e tij dhe për shpërndarësit e nxitësit e dhunës dhe urrejtjes në publik do të vijojnë denoncimet” ka shkruar mes tjerash, shefja e Grupit Parlamentar të partisë Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …