Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, thotë se Kryeministri Kurti nuk ka qenë i njoftuar për bisedën që e ka pasur me Radojciqin, pasi ajo ka ndodhur pa përgatitje” dhe thjesht është përballë me të, kur Simiq e ka thirrur në telefon shefi faktik i Listës Serbe. Albin Kurti nuk ka mësuar për këto biseda deri kur e mësoi edhe publiku. Kusari thotë se Kryeministri e ka kuptuar kur ka nisur të përmendej kjo biseda, para tre muajve. Ajo njofton se është sqaruar me Kurtin dhe i ka shpjeguar atij se çka ka folur me përfaqësuesit e Listës Serbe. “Unë kam kërkuar vetë t’ ia shpjegoj rrethanat, të gjithat. Kryeministri ka dëgjuar, m’i ka bërë disa pyetje shtesë dhe nuk e ka kërkuar dorëheqjen time”, thotë Mimoza Kusari. Gjatë ditës së djeshme, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes ka sqaruar se ka folur direkt vetëm me përfaqësues të Listës Serbe që kanë pasur përgjegjësi në Kuvend, me Slavko Simiqin dhe me Igor Simiqin. Të gjitha bisedat me ta, sipas saj kanë pasur të bëjnë me mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Ajo thotë të vetmin komunikim me Radojciqin e arratisur e ka pasur atë në zyrë të saj, përmes telefonit të Simiqit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …