Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh kundër kërkesës së PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhje të reja, duke thënë se kjo është e paimagjinueshme”. Ajo ka arsyetuar dështimin e sotëm të seancës plenare, e cila sipas saj ndodhi, me kërkesë të vetë iniciuesit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një datë tjetër. Të paimagjinueshme e konsideroi shpërndarjen e Kuvendit, pasi pozita është e gatshme të vazhdojë mandatin deri në fund. E pyetur se a ka marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe PDK -së për shpërndarjen e Kuvendit, Kusari-Lila ka mohuar një gjë të tillë. Ajo shtoi se numri i projektligjeve të miratuara, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, është gjithsej 244.
